Chelsea po mendon ta shpërblejë Armando Brojan

  • S.A /
  • 07 maj 2021 - 11:19
Chelsea po mendon ta shpërblejë Armando Brojan

Armando Broja mund të luajë në ekipin e parë të Bluve sezonin 2021/22. 11 golat e shënuar me Vitessen në këtë sezon në Eredivisies dhe Kupën e Holandës nga Armando Broja nuk kanë mbetur pa rënë në sytë e drejtuesve të Chelsea.Ata besojnë shumë te aftësitë e talentit shqiptar dhe sipas mediave angleze kanë përgatitur rinovimin e kontratës së bomberit të kombëtares kuqezi, ku edhe do të ketë një pagë shumë më të mirë. 19-vjeçari i huazuar në Holandë ka bërë paraqitje fantastike këtë sezon duke u rritur si futbollist.

Pas rinovimit, raportohet se opsioni është që Broja të mbetet, por nuk përjashtohet mundësia që të huazohet sërish, për të fituar më shumë përvojë. Megjithatë, ekziston edhe mundësia që ai të jetë pjesë e Bluve të Londrës në edicionin 2021-2022.

Fjalën e fundit do ta ketë trajneri, Thomas Tuchel, i cili ende s’ka punuar me sulmuesin shqiptar. 

(Kosova Sot Online )