Ballkani e cakton trajnerin për tri xhirot e mbetura

  • A.P /
  • 07 maj 2021 - 17:24
Ballkani e cakton trajnerin për tri xhirot e mbetura

Klubi futbollistik, Ballkani ka caktuar trajnerin që do ta udhëheqë ekipin deri në fund të këtij edicioni.

Klubi suharekas shkarkoi trajnerin Bledi Shkëmbi pas humbjes nga ekipi që po lufton për mbijetesë, Arbëria.

Në tri xhirot e mbetura, klubin e Ballkanit do ta udhëheqë ndihmës-trajneri i deritashëm. Ardian Basha me ndihmës Edon Gashin, kryetrajnerin e juniorëve.

Kjo është bërë e ditur nga vet klubi përmes një postimi në faqen e tyre.

(Kosova Sot Online)