Vokrri zbulon se Xherdan Shaqiri ishte shumë afër t’i bashkohej Kosovës

  • A.P /
  • 07 maj 2021 - 21:36
Vokrri zbulon se Xherdan Shaqiri ishte shumë afër t’i bashkohej Kosovës

Gramoz Vokrri, i biri i legjendës së futbollit kosovar, Fadil Vokrrit ka treguar se Xherdan Shaqiri ishte shumë pranë që t’i bashkohej ekipit të Kosovës vite më parë.

Ai ka zbuluar se deri në momentet e fundit, para vendimit të UEFA-s, Shaqiri gati sa nuk i ka thënë “Po” Kosovës.

Megjithatë, sipas Vokrrit, ai nuk iu bashkua sepse nuk kishte pasur siguri nga FIFA se a do të pranohej kërkesa e tij dhe rrezikonte të humbte shumë gjëra.

“Xherdan Shaqiri deri në momentin e fundit, deri një ditë para vendimit të UEFA, ka qenë shumë afër me iu bashku Kosovës. Ai nuk u bashkua, sepse nuk kishim siguri nga organet e FIFA’s se a do të pranohet kërkesa e tij apo jo, nuk kishte një vendim të prerë. Rrezikonte të humbte shumë gjëra, jo vetëm vendin” tha Gramoz Vokrri për BlicInterview.

Tutje ai theksoi se e çmon lart lobimin e Shaqirit, Xhakës e të tjerëve.

Prapë unë e çmoj lartë lobimin që e kanë bërë Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Valon Behrami dhe të tjerët, pasi nuk janë vetëm këta, por janë rastet më të bujshme – sepse janë emra të mëdhenj të futbollit”, tha Gramoz Vokrri.

(Kosova Sot Online)