“Hazard kërkoi falje, ai është lojtar i Realit”

  • S.A /
  • 08 May 2021 - 13:49
“Hazard kërkoi falje, ai është lojtar i Realit”

Zinedine Zidane, trajneri i Real Madridit, është shfaqur në konferencë për media para ndeshjes në La Liga me Sevillën.

Shumica e pyetjeve ishin për situatën e Eden Hazard, veprimin që bëri dhe nëse do të largohet nga Reali.

Hazard nuk ishte aspak i brengosur me eliminimin nga Champions League ditë më parë, duke qeshur me kundërshtarët vetëm një minutë pas përfundimit të ndeshjes mes Chelsea e Real.

“Hazard ka kërkuar falje për atë që bëri, dhe bëri mirë sepse mendoj që s’ka pasur asgjë qëllimshëm. Eden është lojtar i Real Madridit dhe do të luftojë për Real Madridin”, u shpreh Zidane.

“Ai e di se çfarë duhet të bëjë në fushë, dhe do ta bëjë. Kemi folur pas asaj dhe që kërkoi falje, mua, klubit, lojtarëve të gjithëve. Ajo kaloi tashmë dhe tani duhet të fokusohemi te futbolli që për ne është e rëndësishme pjesa e mbetur e sezonit”. 

(Kosova Sot Online )