Ramosi jep sinjalet e para për klubin e tij të ardhshëm

  • A.P /
  • 09 May 2021 - 13:09
Ramosi jep sinjalet e para për klubin e tij të ardhshëm

Sipas të gjitha gjasave ky do të jetë sezoni i fundit i Sergio Ramosit me Real Madridin.

Spanjolli tash e një kohë është lidhur me një largim nga “Santiago Bernabeu” dhe një gjë e tillë pritet të ndodhë gjatë kësaj vere.

Është vet qendërmbrojtësi spanjoll i cili ka dhënë sinjalet e para për klubin e tij të ardhshëm.

Së fundmi, Ramos ka filluar të ndjekë shumë lojtarë të klubit francez, PSG në Instagram.

Ende nuk ka ndonjë gjë konkrete, por Paris Saint-Germain mund të jetë klubi i ardhshëm i Ramosit. 

(Kosova Sot Online)