Manchester Unitedi e mund Aston Villën dhe ia shtyn festën Manchester Cityt

  • A.P /
  • 09 May 2021 - 17:26
Manchester Unitedi e mund Aston Villën dhe ia shtyn festën Manchester Cityt

Manchester Unitedi ia ka shtyrë festën e titullit në Premierligë rivalit të qytetit, Manchester City, pasi e mundi 3:1 Aston Villën të dielën.

Bruno Fernandes, Mason Greenwood dhe Edinson Cavani shënuan nga një herë në pjesën e dytë për ta kompletuar fitoren me përmbysje për Unitedin në Villa Park, pasi Traore e kishte kaluar Villën në epërsi herët në pjesën e parë.

Kjo fitore nënkupton se skuadra e Ole Gunnar Solskjaer i ngel 10 pikë mbrapa liderit, City, por ka një ndeshje më pak të zhvilluar po ashtu.

City i Pep Guardiolës e pati mundësinë ta festojë titullin të shtunën, por u mund me përmbysje nga Chelsea, në një ndeshje ku Kun Aguero e humbi penalltinë duke u përpjekur të shënojë me panenka.

Skuadra e Guardiolës do të provojë sërish javën e ardhshme në ndeshje kundër Newcastle.

Ndërkohë, me këtë fitore Unitedi pothuajse se ka siguruar pozitën e dytë këtë sezon në Premierligë, sepse tani ka gjashtë pikë më shumë se Chelsea në vendin e tretë dhe shtatë më shumë se Leicester City në të katërtin, plus një ndeshje më shumë në dispozicion për ta zhvilluar. 

(Kosova Sot Online)