Ivan Rakitic: Ishte penallti e qartë, topi ndërroi drejtim pasi e goditi dorën e Militaos

  • S.A /
  • 10 May 2021 - 09:54
Ivan Rakitic: Ishte penallti e qartë, topi ndërroi drejtim pasi e goditi dorën e Militaos

Mesfushori i Sevillës, Ivan Rakitic, ka këmbëngulur se penalltia e dhënë në favor të skuadrës së tij ishte vendim i drejtë, në barazimin dramatik 2:2 me Real Madridin të dielën.

Gjatë rishikimit në ekranin e VAR-it të një penalltie të fituar nga Karim Benzema, gjyqtarët erdhën në përfundim se gjatë një aksioni paraprak në pjesën tjetër të fushës kishte prekje të topit me dorë në zonë nga mbrojtës i Real Madridit, Eder Militao.

Në vend se Real Madridi të fitonte penallti, gjyqtari akordoi penallti për Sevillën. Ivan Rakitic shënoi dhe e kaloi skuadrën e tij në epërsi prej një goli, para se Eden Hazard ta barazonte rezultatin në fund të kohës shtesë.

Kroati këmbëngul se topi ndryshoi drejtim pasi e goditi Militaon në dorë.

“Nga këndi që e pashë unë, ishte penallti e qartë për prekje të topit me dorë”, tha Rakitic pas ndeshjes.

“Nëse topi të godet në dorë dhe ndryshon drejtim, atëherë është penallti. Sot vendimi ishte në favorin tonë, por jo edhe kohë më parë. Pa pasur gabime që janë bërë ndaj ndesh në dy ndeshjet e fundit”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online )