Pique e sulmon keq Suarezin: Mjaft më trashaluq, s’mund ta kesh seriozisht

  • S.A /
  • 10 May 2021 - 10:39
Pique e sulmon keq  Suarezin: Mjaft më trashaluq, s’mund ta kesh seriozisht

Kërkesat e Luis Suarezit për një penallti në barazimin e Atletico Madridit me Barcelonën të shtunën nuk janë pritur aspak mirë nga ish-bashkëlojtarët e tij, me Piquen që e qortoi uruguaianin. Suarez u përpoq në mënyrën e tij të njohur për ta fituar një penallti për Atleticon kundër ish-klubit të tij, i cili do të kishte qenë vendimtar në garë për titull në La Liga. 

Portieri i Barçës Marc-Andre ter Stegen doli nga porta dhe ia largoi topin Suarezit, duke e prekur atë në kokë me dorë, por nuk ishte kontakt i mjaftueshëm për penallti. Dosido, numri 9 i Atleticos e bëri të pamundurën për ta fituar një penallti në atë rast.Kjo nxiti reagim nga Ter Stegen dhe Pique, të cilëve nuk u pëlqeu aspak reagimi i ish-bashkëlojtarit. “Mjaft më trashaluq. Nuk mund ta kesh seriozisht. Mjaft më”, i tha Pique Suarezit.

Pique nuk e fye patjetër Suarezin kur e quajti “trashaluq” pasi kjo ishte nofka e uruguaianit në zhveshtoren e Barcelonës. 

(Kosova Sot Online )