Pamje: Pritjet madhështore të njëpasnjëshme të Muricit kundër PSV-së

  • S.A /
  • 10 May 2021 - 14:30
Pamje: Pritjet madhështore të njëpasnjëshme të Muricit kundër PSV-së

Pamje: Pritjet madhështore të njëpasnjëshme të Muricit kundër PSV-së

Arijanet Muric e ka bërë njërën prej paraqitjeve më të mira në karrierë në kohët e fundit, në humbjen e skuadrës së tij Willem II kundër PSV Eindhoven të dielën.

Përfaqësuesi i Kombëtares së Kosovës, Muric nuk arriti t’ia parandalojë disfatën 2:0 skuadrës së tij, megjithatë ai ua mohoi golin lojtarëve të PSV-së plot katër herë.

PSV-ja e mundi Willem II falë golave nga Donyell Malen dhe Derrick Kohn, por epërsia ka mundur të ishte shumë më e thellë sikur mos të ishte për portierin kosovar dhe pritjet e tij mbresëlënëse.

Muric – i cili nuk u paraqit për Kosovën në ndeshjet e para kualifikuese për Kupën e Botës në mars për shkaqe disiplinore – i bëri katër pritje që morën vëmendje në Eredivisie.

Kjo paraqitje e mirë e 22-vjeçarit vjen në një kohë kur ai nuk po kalon çaste të mira në karrierën e tij.

Muric u huazua te klubi holandez në shkurt, pasi dëshpëroi te Girona në La Liga 2, kategorinë e dytë të futbollit spanjoll.

Në 12 paraqitje që prej shkurtit për Willem, Muric i ka pranuar 12 gola, pra 2 gola për ndeshje.

Por Willem është duke luftuar për mbijetesë dhe është ndër skuadrat më të dobët në ligë këtë sezon.

Muric pritet të rikthehet në Manchester City në verë, sapo t’i mbarojë huazimi në Willem në fund të këtij muaji.

Gjiganti anglez do ta largojë në huazim përsëri numrin një të Kosovës, sipas të gjitha gjasave.

https://tiger.cdnja.co/v/ky/Kye9p.mp4?secure=WBbFrzou0_C-YI84Uhobzg&expires=1620657000

(Kosova Sot Online )