Ibrahimovic pritet të rikthehet në ndeshjen më të rëndësishme të Milanit

  • A.P /
  • 10 May 2021 - 18:09
Ibrahimovic pritet të rikthehet në ndeshjen më të rëndësishme të Milanit

Zlatan Ibrahimovic do t’u nënshtrohet nesër ekzaminimeve pas lëndimit në gju dhe sipas Sky Sport Italia ai do të mungojë në dy nga tri ndeshjet e fundit.

Reprezentuesi suedez u largua nga ndeshja ndaj Juventusit për shkak të problemeve në gju.

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli tha pas ndeshjes se lëndimi i 39-vjeçarit nuk duket të jetë edhe aq serioz.

Sidoqoftë, Zlatan Ibrahimovic do t’u nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore nesër, ndërsa pritet të mungojë në ndeshjet ndaj Cagliarit dhe Torinos, por do të jetë i gatshëm për ndeshjen e fundit të sezonit dhe ndoshta më të rëndësishmen, atë kundër Atalantas.

Ibrahimovic së fudmi e zgjati kontratën me Milanin deri në qershor të vitit 2022, ndërsa i ka humbur gjithsej 19 ndeshje gjatë këtij sezoni në të gjitha garat për shkak të lëndimeve.

(Kosova Sot Online)