Fitorja e Milanit ndaj Juventusit mund ta vendos të ardhmen e Donnarummas
Fitorja e Milanit ndaj Juventusit mund ta vendos të ardhmen e Donnarummas
E ardhmja e Gianluigi Donnarummas mbetet e paqartë, por fitorja e Milanit ndaj Juventusit mund ta determinojë të ardhmen e portierit.
Kontrata e 22-vjeçarit skadon në fund të këtij sezoni dhe Juventusi është i interesuar për shërbimet e tij si lojtar i lirë.
Sidoqoftë, Donnarumma dëshiron të luajë në Champions League edicionin e ardhshëm pasi që ende nuk ka luajtur në garën më prestigjioze në Evropë deri tani në karrierën e tij.
Përfundimi në top-4ashe i Milanit është një prej kushteve për Donnarummën që ta zgjasë kontratën e tij.
Fitorja e Milanit ndaj Juventusit mbrëmë mund të jetë decizive për të ardhmen e reprezentuesit të Italisë.
Juventusi momentalisht gjendet në vendin e pestë, jashtë vendeve që dërgojnë në Ligën e Kampionëve.
Nëse Rossonerët i fitojnë dy ndeshjet e ardhshme ndaj Torinos dhe Cagliarit, do të kualifikohen në Champions League për herë të parë që nga viti 2013.
Milannews raporton se nëse kuqezinjtkuqezinjtë përfundojnë në top-4she, gjasat që Donnarumma të qëndrojë në klub do të rriteshin.
(Kosova Sot Online)