Rashford ndjehet i lodhur: E pata të vështirë ta luaja futbollin më të mirë nën udhëheqjen e Mourinhos

  • S.A /
  • 11 May 2021 - 08:45
Rashford ndjehet i lodhur: E pata të vështirë ta luaja futbollin më të mirë nën udhëheqjen e Mourinhos

Marcus Rashford ka thënë se e ka pasur shumë të vështirë ta luante futbollin e tij më të mirë nën udhëheqjen e ish-trajnerit të Manchester Unitedit, Jose Mourinho. Rashford doli në sipërfaqe në Old Trafford kur Louis van Gaal ishte trajner i Unitedit më 2016, para se të detyrohej t’i përshtatej jetës nën udhëheqjen e një trajneri të ri, pas shkarkimit të holandezit në fund të atij sezonit. Mourinho i dha rol të rëndësishëm sulmuesit anglez në formacionin e tij startues menjëherë pasi u emërua trajner i djajve të kuq.

Por Rashford nuk ishte në gjendje të ofronte më të mirën e tij para portës kundërshtare vazhdimisht gjatë qëndrimit dyvjeçar e gjysmën të portugezit në krye të skuadrës. I pyetur nëse Mourinho i lejonte lojtarët e tij ta shprehnin veten  lirshëm në sulm, Rashford tha për BT Sport: “Mendoj se bash atëherë ne e luajmë futbollin tonë më të mirë (kur mund të jemi fleksibil)”. “Nën udhëheqjen e Mourinhos, do të thosha se çdo gjë ishte (bën me dorë) ‘ti luan në këtë pozitë, ti në këtë pozitë, ti në atë pozitë’.” Rashford shtoi: “Mund ta kryesh një punë që të caktohet, por për mua ishte e vështirë ta luaja futbollin tim më të mirë”.

(Kosova Sot Online )