Edhe pas ndëshkimit të madh elektoral, vazhdon lufta vetëm për pushtet

Edhe pas ndëshkimit të madh elektoral, vazhdon lufta vetëm për pushtet
Edhe pas ndëshkimit të madh elektoral, vazhdon lufta vetëm për pushtet

Faik Krasniqi

  • 11 maj 2021 - 07:36

Shkruan: ANALISTI - Faik Krasniqi

Opozita e re po thotë: Ne ua kemi paguar energjinë elektrike serbëve në veri të Kosovës për më shumë se dy dekada, por kemi "harruar" se vetëm qe dy muaj s'jemi në pushtet. Për dy muaj "harron" njeriu se çfarë ka bërë. Jo nuk harron njeriu për asgjë. As për energji elektrike dhe as për të gjitha të zezat që i keni bërë. Për shkak të këtyre pisllëqeve u ndëshkuat nga elektorati. Sa më shumë që tregoni hipokrizinë tuaj, aq më shumë i bëni favore pushtetit të ri. As pushteti i sotëm nuk duhet të harroj gjithçka çfarë ka premtuar, përfshirë edhe për çështjen e energjisë elektrike në veri të Kosovës. Asgjë nuk fal më elektorati. Edhe ju ndëshkoheni rëndë, ashtu siç u ndëshkuan opozita e re. Prandaj kujdes se çfarë do bëni!

Avazi i vjetër po vazhdon. Rrymën e serbëve e kanë paguar çdo qeveri prej përfundimit të luftës. Të njëjtën gjë po e bënë edhe qeveria e tanishme. Ky avaz do vazhdoj edhe me qeveritë pasardhëse. Jo vetëm për çështjen e energjisë, por kam frikë që kjo gjendje në të cilën jemi do vazhdoj edhe me dekada të tjera. Pa zhvillim ekonomik siç s'kemi pasur deri me tash. Me arsim dhe shëndetësi në gjendje të mjerueshme. Drejtësi selektive. Me korrupsion dhe nepotizëm. Me popullatë që gjithmonë është në ikje, prej 1999-2021 mbi 500 mijë qytetare e kanë lëshuar Kosovën.

Ky numër mund të jetë edhe më i madh. Lakminë e kemi të madhe. Kjo është arsyeja që kurrë s'jemi zhvilluar! Për pagesën e energjisë elektrike për serbët në veri të Kosovës, partitë e sotme opozitare dhe militantet e tyre duhet të heshtin, sepse prej përfundimit të luftës kanë paguar. Me reagimet e tyre vetëm po e tregojnë hipokrizinë e tyre. Kurse militantët dhe deri tek anëtari i thjeshtë i partisë në pushtet, duhet të bëhen të zhurmshëm për çdo veprim dhe mos mbajtje të fjalës nga partia e tyre. Në këtë mënyrë i detyron ata që mos të vazhdojnë rrugën e atyre që na kanë qeverisur për të keq për 22 vite rresht, ata që na kanë sjellë në këtë gjendje. Vetëm në këtë mënyrë shteti ec përpara. Me sugjerime dhe presion për çdo premtim që kanë bërë. Premtime që janë të mira për qytetaret. Përndryshe, ata do të jenë komod dhe rruga është e lirë për t'u bërë njësoj si ata!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".