Pioli e konfirmon mungesën e Ibrahimovicit në dy ndeshjet e ardhshme

  • S.A /
  • 11 May 2021 - 12:26
Pioli e konfirmon mungesën e Ibrahimovicit në dy ndeshjet e ardhshme

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli ka konfirmuar se Zlatan Ibrahimovic nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjet ndaj Torinos dhe Cagliarit.Reprezentuesi suedez pësoi një lëndim gjatë fitores 3:0 ndaj Juventusit dhe sot iu  nënshtrua testeve mjekësore. Pioli konfirmoi se sulmuesi nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e nesërme ndaj Torinos dhe nuk do të rikuperohet me kohë për t’u përballur me Cagliarin në ndeshjen e parafundit të sezonit.

“Lajmi i vetëm i keq është lëndimi i tij. Ai nuk do të jetë i gatshëm për nesër dhe të dielën ndaj Cagliarit. Të shohim se si shkojn shohim se si shkojnë gjërat javën e ardhshme” – u shpreh Pioli. Milani momentalisht gjendet në vendin e tretë dhe po lufton për një pozitë që dërgon në Ligën e Kampionëve edicionin e ardhshëm. 

(Kosova Sot Online )