Iniesta e zgjat kontratën me Vissel Kobe edhe për dy vite

  • S.A /
  • 11 May 2021 - 13:20
Iniesta e zgjat kontratën me Vissel Kobe edhe për dy vite

Andres Iniesta ka nënshkruar kontratë të re dy vjeçare me ekipin e tij, Vissel Kobe. Klubi japonez njoftoi sot në ditëlindjen e 37-të të spanjollit se ai e ka zgjatur kontratën deri në vitin 2023. Iniesta u transferua në Japoni në vitin 2018 pasi kaloi 22 vite te ekipi spanjoll, Barcelona.

Mesfushori ndihmoi Vissel Koben ta fitoj “Emperor’s Cup” në janar vitin e kaluar dhe të kualifikohej për AFC Champions League për here të pare. Ata gjithashtu fituan Superkupën e Japonisë në vitin 2020.

Iniesta, i cili shënoi golin e fitores për Spanjën në finalen e Kupës së Botës 2010, fitoi 30 trofe në karrierën e tij historike për Barcelonën, duke përfshirë nëntë tituj të La Ligas dhe katër Liga të Kampionëve. 

(Kosova Sot Online )