Laporte pritet ta përfaqësojë Spanjën në Kampionatin Evropian

  • A.P /
  • 11 May 2021 - 16:36
Laporte pritet ta përfaqësojë Spanjën në Kampionatin Evropian

Francezi Laporte pritet ta përfaqësojë Spanjën në Kampionatin Evropian

Qendërmbrojtësi francez, Aymeric Laporte mund ta përfaqësojë Spanjën në Kampionatin Evropian që nis sot një muaj.

Trajneri i Spanjës, Luis Enrique kërkoi nga Federata Spanjolle e Futbollit që të shqyrtojnë mundësitë për ta ftuar ish-reprezentuesin e Francës U-21.

Federata e Spanjës janë duke e pritur konfirmimin nga FIFA,.

Laporte u lind në Agen të Francës dhe iu bashkua Athletic Bilbaos duke kaluar tetë vite para se të bashkohej me Manchester Cityn për 65 milionë euro.

26-vjeçari e përfaqësoi vendin e tij të lindjes në nivelet e ndryshme të të rinjve, por nuk u ftua asnjëherë nga Didier Deschamps në ekipin e seniorëve.

MARCA raporton se nuk ka pengesa që do ta ndalonin Laporten të përfaqësojë Spanjën, madje qysh tani në Kampionatin Evropian. 

(Kosova Sot Online)