Talenti shqiptar i shënon gol të bukur Dinamo Zagrebit

  • A.P /
  • 12 May 2021 - 19:32
Talenti shqiptar i shënon gol të bukur Dinamo Zagrebit

Agon Elezi gjen golin e parë në futbollin kroat.

20-vjeçari nga Shkupi u transferua në fillim të sezonit nga Skënderbeu te Varazdin së bashku me mbrojtësin Jorgo Pëllumbin.

Mesfushori shqiptar ia ka dalë më në fund të realizojë golin e parë në kampionat.

Varazdin po luan në transfertë ndaj kampionëve të Dinamos se Zagrebit, sfidë të cilën e ka nisur si titullar edhe Pëllumbi.

Vendasit kaluan në avantazh në minutën e nëntë, por Elezi riktheu përkohësisht baraspeshën në minutën e 35-të. Lojtari dërgoi topin në rrjetë falë një parabole të bukur.

Gjithsesi, Dinamo Zagreb realizoi një tjetër gol pesë minuta më vonë dhe kryeson 2-1. Varazdin renditet në vend të parafundit në HNL dhe po kërkon pikë për mbijetesën.

(Kosova Sot Online)