Llapi kampion i Kupës së Kosovës për herë të parë në histori

  • A.P /
  • 12 May 2021 - 23:50
Llapi kampion i Kupës së Kosovës për herë të parë në histori

Llapi është fitues i Kupës së Kosovës për sezonin 2021/22 pasi e mundi në finale Dukagjinin pas ekzekutimit të penalltive.

90 minuta mes Dukagjinit dhe Llapit në “Fadil Vokrri” nuk sollën fituesin e Kupës së Kosovës dhe ndeshja shkoi në vazhdime.

Në 30 minuta vazhdime, u zhvillua një ndeshje fantastik ku u shënuan dy gola, një dramë e vërtetë.

Të parët në epërsi kaluan Dukagjini me golin e Merlakut në minutën e 113’.

Por, krejt në fund të takimit, për ta dërguar këtë sfidë në penallti, në minutën e 120’ shënoi Prenci.

Nga penalltitë, Dukagjini gabuan dy herë, Llapi vetëm njëherë dhe arriti që të triumfojë 4-3 për të siguruar edhe daljen në Evropë. 

(Kosova Sot Online)