Tuchel e merr përgjegjësinë e plotë për humbjen e Chelseat kundër Arsenalit

  • E.K /
  • 13 maj 2021 - 12:13
 Tuchel e merr përgjegjësinë e plotë për humbjen e Chelseat kundër Arsenalit

Trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel, e ka marrë përgjegjësinë e plotë për humbjen e skuadrës së tij në shtëpi kundër Arsenalit, pasi i kishte bërë shtatë ndryshime në formacion.

Të kaltrit e kishin arritur një fitore mbresëlënëse ndaj Manchester Cityt të shtunën, duke ia shtyrë atyre festën e titullit në Premierligë dhe duke ia rritur vetes shanset për përfundim të top katërshen e Premierligës.

Megjithatë, duke qenë se do të përballet me Leicesterin në finale të FA Cup të shtunën, vetëm katër lojtarë titullarë u paraqitën në skuadrën e Tuchel kundër Arsenalit të mërkurën.

Prapëseprapë ishte një formacion i fortë i Chelseat, por një gabim i Jorginhos në pjesën e parë ia mundësoi Emile Smith Roëe ta shënojë atë që doli të ishte goli i fitores për Arsenalin.

Chelsea e goditi shtyllën dy herë shtyllën në fund të ndeshjes, por nuk qe në gjendje ta barazojë rezultatin.

Chelsea mbetet i katërti me 64 pikë në tabelën e Premierligës, por kjo humbje do t’ju japë shpresa kundërshtarëve të tij për t’u futur në top katërshe.

“Jam ca i zemëruar, sepse kishim shumë shanse shënimi, përgjegjësia është e imja”, tha Tuchel pas ndeshjes.

“Nuk jam i kënaqur me atë që e pashë. E marr përgjegjësinë sepse unë e zgjodha formacionin”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)