Sa tifozë do të lejohen në finale të Ligës së Kampionëve?

  • A.P /
  • 13 May 2021 - 18:12
Sa tifozë do të lejohen në finale të Ligës së Kampionëve?

Tashmë është zyrtare. Finalja e Ligës së Kampionëve nuk do të luhet në Stamboll, por në Portugali.

Lajmi është konfirmuar në faqen zyrtare të UEFA-s.

Manchester City FC dhe Chelsea FC do të përballen mes vete në stadiumin e Portos, dhe do të kenë secila nga 6 mijë bileta për fansa dhe të afërm.

Arsyeja e zhvendosjes së finales së Champions League nga Turqia në Portugali është për shkak se Britania e Madhe është në listën e zezë të Turqisë shkaku i COVID-19 dhe nuk lejohet udhëtimi i fansave.

Në stadiumin e PORTOS pritet të jenë së paku 15 mijë tifozë. 

(Kosova Sot Online)