Finalet e mbetura për Atleticon dhe Realin, kush do të fitojë?

  • S.A /
  • 14 May 2021 - 11:30
Finalet e mbetura për Atleticon dhe Realin, kush do të fitojë?

Me barazimin 3-3 me Levanten, Barcelona ka mbetur në plan të tretë dhe vështirë se mund të arrijnë te titulli. Atletico Madrid është lider dhe në pozicion të mirë për ta rrëmbyer trofeun, por prapa kanë Realin, çka do të thotë se një barazim në dy ndeshjet e mbetura, mund të humbasin kreun e La Ligës. Sido që të jetë, janë vetëm 180 minuta dhe dy ndeshje, andaj Atletico do të luftojë për t’u shpallur kampion.

Atletico e ka orarin shumë më të lehtë, luan me Osasunën në shtëpi me 16 maj, derisa sfidën e fundit udhëton te Real Valladollid, aty ku do të mbyllet gjithçka. Në anën tjetër, Reali i ka sfidat më të vështira, me 16 maj udhëton në San Mames që të përballet me Bilbaon, derisa me 23 maj do ta mbyllë sezonin në shtëpi kundër Villarrealit. Derisa Barcelona dy ndeshjet e fundit të sezonit do t’i zhvillojë fillimisht në shtëpi me Celta Vigon, e më pas në udhëtim me Eibarin.

Image

(Kosova Sot Online )