Salah Plani B i PSG-së nëse Mbappe zgjedh Realin

  • S.A /
  • 14 May 2021 - 16:10
Salah Plani B i PSG-së nëse Mbappe zgjedh Realin

Të qëndrojë në Paris Saint Germain apo të transferohet në Real Madrid? Këtë zgjedhje të vështirë do të bëjë një ditë patjetër Kylian Mbappe. PSG-ja s’dëshiron që t’i lë asgjë rastësisë dhe tashmë ka gjetur zëvendësuesin e mundshëm të Mbappes.

 Nëse Mbappe refuzon ofertën e çmendur të PSG-së për të rinovuar kontratën, Parisi e ka Plan B Mohamed Salahun e Liverpoolit, sipas ESPN. Mbappe do të vendosë së shpejti dhe nga ai varet edhe fati i Salah, që nuk është ai i dikurshmi te Liverpooli dhe do të dëshironte aventura të reja.

(Kosova Sot Online )