Lewandowski nuk e lëshon kësaj radhe ‘Këpucën e Artë’

  • S.A /
  • 14 May 2021 - 16:31
Lewandowski nuk e lëshon kësaj radhe ‘Këpucën e Artë’

Kështu siç po shkojnë gjërat, “Këpuca e Artë” do të përfundojë në duar të Robert Lewandowski.

Nuk arriti për pak ta fitojë vitin e kaluar, por sulmuesi i Bayern Munich ka qenë i paarritshëm këtë edicion dhe është rrugës për ta rrëmbyer këtë trofe individual.

Aktualisht ai numëron 39 gola, 10 më shumë se ndjekësi më i afërt, Lionel Messi.

Dhe duke parë që jemi në fund të sezonit, atëherë mund të thuhet që tani se Lewa është fitues i Këpucës së Artë për sezonin 2020/21.

(Kosova  Sot Online )