Aguero mirret vesh me Barcelonën, zyrtarizimi pas finales së Champions Leagues

  • E.K /
  • 14 May 2021 - 19:48
 Aguero mirret vesh me Barcelonën, zyrtarizimi pas finales së Champions Leagues

Sergio Aguero do t’i bashkohet Barcelonës në sezonin e ardhshëm, raporton TyC Sports.

Argjentinasi ka arritur marrëveshje me katalonasit, ndërsa zyrtarizimi do të bëhet pas finales së Ligës së Kampionëve, ku City takohet me Chelsean.

Sulmuesi e ka konfirmuar tash e një kohë se do të largohet nga “Etihad Stadium” në fund të sezonit.

Aguero iu bashkua Cityt në vitin 2011 nga Atletico Madridi duke u shndërruar në vazhdim në golashënuesin më të mirë të klubit kur e theu rekordin 78-vjeçar të Eric Brook në vitin 2017.

(Kosova Sot Online)