Ismet Munishi tallet me gabimin e FFK-së në trofeun e Kupës

  • E.K /
  • 14 May 2021 - 20:59
 Ismet Munishi tallet me gabimin e FFK-së në trofeun e Kupës

Federata e Futbollit e Kosovës në trofeun e Kupës së Kosovës ka bërë një gabim të madh drejtshkrimor.

Në mbishkrimin te trofeu në vend të “Federata e Futbollit e Kosovës” është shkruar “Federata e Fudbollit të Kosovës”, duke e zëvendësuar shkronjën “t” me “d” dhe “të Kosovës” në vend të “e Kosovës” siç është me statut.

Në lidhje me këtë, ka reaguar edhe trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi.

Unë e dua Fudbollin. Lutem për ty” – shkroi Munishi në profilin e tij në Facebook në gjuhën angleze.

(Kosova Sot Online)