Si u “masakrua” talenti i Realit dhe kundërshtari shpëtoi pa asnjë karton?

  • S.A /
  • 15 May 2021 - 09:36
Si u “masakrua” talenti i Realit dhe kundërshtari shpëtoi pa asnjë karton?

Marvin, talenti i Real Madridit, luajti në fitoren 4-1 kundër Granadës vetëm 45 minuta.

Mesfushori, që luajti në rolin e mbrojtësit të djathtë, u detyrua të zëvendësohet menjëherë pas pjesës së parë, për shkak të një goditjeje që mori.

Ndërhyrja e ashpër e Machin ia shqeu këmbën Marvinit 25cm, por gjyqtari, GIL MANZANO nuk bëri asgjë.

‘El Chiringuito TV’ ka publikuar pamjet ku shihet këmba e Marvin në gjendje të tmerrshme.

Mos ndërhyrjen e gjyqtarit për ta ndëshkuar Machinin e ka dënuar gazetari dhe prezantuesi i ‘El Chiringuito’, i cili ka qenë kritik ndaj VAR-it që kur u dëmtua Real Madridi sipas tij me Sevillën.

(Kosova Sot Online )