Ballkani i mban gjallë shpresat për Evropë, Arbëria për mbijetesë

  • A.P /
  • 16 May 2021 - 17:19
Ballkani i mban gjallë shpresat për Evropë, Arbëria për mbijetesë

Ballkani e ka mposhtur 4:3 Trepçën ’89 në një ndeshje dramatike në Suharekë, duke i mbajtur gjallë shpresat për një vend në garat evropiane sezonin e ardhshëm, ndërkohë që Arbëria e mundi 3:2 Llapin dhe do ta kërkojë ta sigurojë mbijetesën në elitë në ditën e fundit të sezonit.

Kanë përfunduar të gjitha takimet e ditës së parafundit në futbollit elitar të Kosovës, me Prishtinën që u shpall kampione zyrtarisht, por me luftën për mbijetesë që mbetet të përcaktohet në ditën e fundit të sezonit,

Rezultatet e javës së parafundit, 35, në Superligë

Përveç Prishtinës që është tashmë kampione dhe Besës që ka rënë nga liga, dita e fundit do ta përcaktojë se kush i bashkohet kampiones dhe fituesit të Kupës së Kosovës, Llapit, në garat evropiane e kush Besës në Ligën e Parë.

Po ashtu, do të përcaktohet edhe cila skuadër do të luajë në play-off për mbijetesë në Superligë.

Drita ka dy pikë më shumë se Ballkanit dhe është favorit për ta siguruar pjesëmarrjen e kualifikime për Europa Conference League.

Drita përballet me Arbërinë, ndërsa Ballkani me Prishtinën në ditën e fundit të sezonit.

Ndërkohë, Trepça ’89, që është e parafundit, do të përballet me Drenicën në një duel të drejtpërdrejt për mbijetesë, ndërsa Feronikeli me Llapin.

Arbëria do të ketë punë më të vështirë me Dritën. 

(Kosova Sot Online)