Koeman: E pamundur për Barçën të luajë pa Messin, shpresoj se s’do të largohet

  • S.A /
  • 17 May 2021 - 13:03
Koeman: E pamundur për Barçën të luajë pa Messin, shpresoj se s’do të largohet

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, ka thënë se Barcelona e ka të pamundur të luajë pa Lionel Messin, pas ndeshjes që mund të ketë qenë e fundit për argjentinasin në Camp Nou.

Messit i mbaron kontrata në fund të këtij sezoni dhe e ardhmja e tij është tejet e pasigurt, veçanërisht tani kur Barcelona po e mbyll një tjetër vit shumë zhgënjyes.

Megjithëse e fitoi Kupën e Mbretit, Barça nuk mund ta mbyllë sezonin më mirë se vendi i tretë në La Liga, pasi e fitoi vetëm njërën prej pesë ndeshjeve të fundit, përfshirë humbjen 2:1 kundër Celta Vigos të dielën.

Messi e shënoi golin e vetëm të skuadrës së tij në atë ndeshje, por ai mund të ketë qenë goli i tij i fundit në fanellën e katalonasve në Camp Nou.

Duke folur pas humbjes, Koeman tha: “Ai i ka shënuar 30 gola në La Liga dhe na ka dhënë shumë pikë neve në La Liga këtë sezon. Kjo pyetje duhet t’i bëhet Leos. Nga ana ime dhe e klubit, ne shpresojmë se ai do të qëndrojë me ne”.

“Sepse, nëse Leo nuk është këtu, kush do të shënojë gola për ne nëse ai nuk është?”.

(Kosova Sot Online )