Dukagjini – Flamurtari, përballje e barazhit me synim Superligën

  • S.A /
  • 17 May 2021 - 13:12
Dukagjini – Flamurtari, përballje e barazhit me synim Superligën

Ndeshja e barazhit e Ligës së Parë, ndërmjet Dukagjinit dhe Flamurtarit, do të zhvillohet të premten në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, në orën 15:00.  

Fituesi i kësaj përballje më pas do ta luajë ndeshjen e barazhit për hyrje në Superligë, me skuadrën e cila në fund të kampionatit do të renditet në pozitën e 8-të. Dukagjini përfundoi në pozitën e dytë në Grupin A të Ligës së Parë, njëjtë si Flamurtari, në Grupin B. Ndërkaq, fituesi i këtij dueli ka mundësi të luajë më pas me Arbërinë, Trepçën ’89 ose Feronikelin. 

(Kosova Sot Online )