Alisson ia kushton babait të ndjerë golin e triumfit të Liverpoolit

  • S.A /
  • 17 maj 2021 - 13:15
Alisson ia kushton babait të ndjerë golin e triumfit të Liverpoolit

Në fishkëllimën e fundit pati shumë lot, një shenjë emocionale lart në qiell dhe një grumbull trupash të kuq mbi Alissonin në atë që Jurgen Klopp e përshkroi si çast të veçantë.

Nuk ndodh shpesh ta shohësh një portieri duke e shënuar golin e fitores në minutën e 95-të. Në fakt, në historinë 129-vjeçare të Liverpoolit, asnjë portier nuk kishte shënuar gol në një ndeshje garuese për klubin.

Prandaj kur Alissoni e futi në rrjetë golin e fitores dramatike të Liverpoolit kundër West Bromit të dielën – i cili ia mban gjallë shpresat të kuqve për kualifikim në Ligën e Kampionëve – festa ishte e egër.

Portieri brazilian e nderoi babanë e vet në një intervistë emocionale pas ndeshjes. “Shpresoj se ai ishte këtu për ta parë këtë, jam i sigurt se ai po feston me Zotin përkrah tij”, tha Alisson. Babai i Alissonit, Jose Agostinho Becker, vdiq në moshën 57-vjeçare në Brazil në muajin shkurt, pasi ishte mbytur në një digë.

(Kosova Sot Online )