Kush do të bëhet më i mirë, Mbappe apo Haaland – Ronaldo jep parashikimin

  • S.A /
  • 17 May 2021 - 14:39
Kush do të bëhet më i mirë, Mbappe apo Haaland – Ronaldo jep parashikimin

Cristiano Ronaldo ka dhënë përgjigje diplomatike kur është pyetur se cili mes Kylian Mbappes dhe Erling Haalandit do të bëhet lojtari më i mirë në botë.

Superylli i Juventusit dhe Portugalisë e di shumë mirë se çfarë nevojitet për ta arritur atë lartësi, pasi pesë herë fituesi i Topit të Artë ka trofe të panumërt në emrin e vet.

Mbappe dhe Haaland synojnë t’i ndjekin hapat e Ronaldos dhe stafeta e më të mirit të botës mund shumë shpejt të bartet nga Ronaldo dhe Messi te gjenerata e re.

I pyetur nga LiveScore të zgjedh mes Mbappes dhe Haalandit, Ronaldo tha: “Është e vështirë ta zgjidhesh vetëm një lojtar për të thënë se ky do të bëhet më i miri, por mendoj se është ngazëlluese ta shohësh gjeneratën e re të lojtarëve të rinj, si Erling Haaland dhe Kylian Mbappe, të cilët po depërtojnë”. “Disa lojtarë mund ta kenë një apo dy sezone të mira, lojtarë vërtet të mëdhenj janë ata të cilët e bëjnë këtë sezon pas sezoni dhe kjo gjë nuk është e lehtë të arrihet. Nevojitet shumë punë dhe shumë përkushtim”, shtoi ai.

(Kosova  Sot Online )