Dikur katërshe e paprekshme te Barcelona, sot në shitje

  • S.A /
  • 18 maj 2021 - 08:58
Dikur katërshe e paprekshme te Barcelona, sot në shitje

E ardhmja e shumë futbollistëve veteranë, dikur të paprekshëm, në skuadrën e Barcelonës është e pasigurt. Gerard Pique, Sergio Busquets, Antoine Griezmann dhe Sergi Roberto, mund të largohen nga Camp Nou këtë verë. Pas një sezonit tjetër dëshpërues dhe pa trofe të mëdhenj dhe më dëme financiare, Barcelona pritet të bëjë ndryshime rrënjësore në skuadër gjatë afatit kalimtar të verës.

Sipas gazetës së afërt me klubin, Mundo Deportivo, shumë futbollistë nuk e kanë të sigurt të ardhmen, e veçanërisht ata që deri tani cilësoheshin si të paprekshëm: Gerard Pique, Sergio Busquets, Antoine Griezmann dhe Sergi Roberto.

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta do të ulët të bisedojë me katërshen e lartcekur për të ardhmen e tyre.

Sipas gazetës katalonase, klubi do të analizojë se çfarë mund të japin ata për klubin dhe do t’iu kërkohet atyre të pranojnë ulje page, duke qenë se roli i tyre nuk është më i paprekshëm. Po ashtu, atyre mund t’iu kërkohet të largohen në mënyrë të ndershme bazuar në paraqitjet e tyre këtë sezon.

Përveç tyre, klubi do të kërkojë t’i shesë pa menduar dy herë lojtarët si Neto, Samuel Umtiti, Junior Firpo, Miralem Pjanic, Philippe Coutinho dhe Martin Braithwaite.

(Kosova Sot Online )