Zbulohet oferta e Realit për Allegrin

  • S.A /
  • 18 May 2021 - 15:43
Zbulohet oferta e Realit për Allegrin

Massimiliano Allegri, Raul Gonzales apo Zinedine Zidane. Ka shumë pasiguri te Real Madridi për momentin.

Është raportuar se Zinedine Zidane u ka thënë lojtarëve dhe bordit se do të largohet nga klubi në fund të sezonit, ndërsa mbetet shumë e paqartë se kush do ta zëvendësojë atë.

La Gazzetta dello Sport raporton se presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ia ka bërë tashmë një ofertë Massimiliano Allegrit

Oferta e tij është kontratë dy vjeçare me opsionin për ta vazhduar edhe një vit, ndërsa italiani do të fitojë 10 milionë euro në sezon.

Prej vitit 2019, Allegri nuk ka menaxhuar asnjë ekip. Prej 2014 deri në 2019 ai ishte trajner i Juventusit. 

(Kosova Sot Online )