Benzema e “konfirmon” se do të jetë pjesë e Francës për Kampionatin Evropian

  • S.A /
  • 18 May 2021 - 15:37
Benzema e “konfirmon” se do të jetë pjesë e Francës për Kampionatin Evropian

Karim Benzema pritet të jetë në listën e futbollistëve të ftuar nga Franca për Kampionatin Evropian që nis më 11 qershor.

Mediumi i njohur francez, Le Parisien raporton se në listën që Didier Deschamps do ta publikojë sonte do të jetë edhe emri i sulmuesit të Real Madridit.

Nga ana tjetër, sulmuesi i Real Madridit e ka ndryshuar biografinë në profilin e tij në Twitter.

Ai ka shtuar edhe llogarinë e ekipit të Francës përkrah atij të Real Madridit.

Benzema ishte përjashtuar në vjeshtën e vitit 2015, për shkak të një videoje me pullë të kuqe të Valbuena, të cilit i ishte bërë shantazh më pas për të përfituar para. 

Sulmuesi 33-vjeçar pati një sezon të mrekullueshëm me Real Madridin në nivel personal dhe nisën hipotezat për një rikthim në kombëtare pas më shumë se pesë viteve. 

(Kosova Sot Online )