Jurgen Klopp e ka humbur besimin në fitore: Nëse arrijmë top-4shen, do të ishte arritja më e madhe ndonjëherë

  • S.A /
  • 18 May 2021 - 15:55
Jurgen Klopp e ka humbur besimin në fitore: Nëse arrijmë top-4shen, do të ishte arritja më e madhe ndonjëherë

Liverpooli do ta ketë vështirë të arrijë një pozicion që dërgon në Champions League edicionin e ardhshëm.

Liverpooli momentalisht gjendet në vendin e pestë me 63 pikë, një më pak se Chelsea dhe tri më pak se Leicesteri.

Lidhur me mundësitë e Liverpoolit për ta arritur top-4shen, trajneri Jurgen Klopp tha se ajo do të ishte një nga arritjet më të mëdha ndonjëherë.

“Masive, absolutisht masive. Do të jetë një nga arritjet më të mëdha, ndonjëherë. Unë e di se si tingëllon kjo, por është e vërteta. Të gjithë këtu e shohin ashtu” – u shpreh Klopp në mundësinë e Liverpoolit për ta siguruar Ligën e Kampionëve. Edicionin e kaluar, Liverpooli e fitoi Premierligën, por këtë edicion nuk arriti ta përsëris të njëjtën. “Reds” u përballën me shumë lëndime, sidomos në repartin e mbrojtjes.

(Kosova Sot Online )