
Kosova U-21 aranzhon miqësore me Gjilanin

Kombëtarja e Kosovës U-21 do të luajë ndeshje miqësore me ekipin e Superligës, SC Gjilani.
Kjo ndeshje testuese do t’i shërbejë Përfaqësueses U21 për t’u përgatitur për ndeshjet kualifikuese të Evropianit 2023, ku bën pjesë në Grupin G së bashku me Anglinë, Republikën e Çekisë, Slloveninë, Shqipërinë dhe Andorrën.
Ndeshja miqësore mes SC Gjilanit dhe Kosovës U21 pritet që të zhvillohet me 2 qershor me fillim nga ora 17:30, në Stadiumin e Qytetit në Gjilan,
Kujtojmë se ndeshjen e parë kualifikuese, Kosova U21, do ta luajë më 8 qershor si vendase kundër Andorrës.
(Kosova Sot Online)