United barazon në ndeshjen e parafundit në Premier Ligë

  • A.P /
  • 18 May 2021 - 21:21
United barazon në ndeshjen e parafundit në Premier Ligë

Manchester United ka barazuar sonte në Old Trafford kundër skuadrës tashmë të rënë nga Premier Liga, Fulham. Edinson Cavani shënoi një gol të bukur në minutën e 15-të derisa barazoi Bryan në minutën e 76-të

Manchester United duhet të pret ndeshjen e fundit për t’u konfirmuar nënkampion i Premier Ligës.

Kjo pasi që sonte ata kanë barazuar me rezultat 1-1 në ndeshjen e parë me tifozë për këtë sezon në Premier Ligë.

Pjesa e parë filloi me dominimin e Manchester në posedim por edhe me raste, por goli i parë në ndeshje erdhi në minutën e 15-të të ndeshjes.

(Kosova Sot Online)