Giroud deri me tani ka folur me Juven, Romën dhe Milanin

  • A.P /
  • 18 May 2021 - 23:43
Giroud deri me tani ka folur me Juven, Romën dhe Milanin

Giroud deri me tani ka folur me Juven, Romën dhe Milanin

Olivier Giroud, i cili është lojtar i lirë gjatë verës, ka konfirmuar se ka “folur me Milanin, Juventusin dhe Romën në janar, derisa ai tani po “i shqyrton ofertat nga Anglia, Spanja dhe Gjermania”.

Kontrata e 34 vjeçarit me Chelsea skadon më 30 qershor, edhe pse atij mund t’i jepet mundësia edhe për një vit vazhdim, gjë që ende nuk është e saktë se a do të rrijë ai ende në Londër.

Ai ka shënuar 11 gola në 30 ndeshje garuese për Blutë këtë sezon.

“Në janar kishte mundësi që Giroud të kalonte në Serie A”, tha njëri prej agjentëve të tij, Vincenzo Morabito për Calciomercato.com.

“Ne kemi folur me Juventusin dhe Romën, kur Edin Dzeko dukej se do të largohej nga Roma. Tani ai është lojtar i lirë dhe po shqyrton oferta të ndryshme. Janë tri klube angleze që e kërkojnë, por po ashtu edhe disa klube interesante nga Spanja dhe Gjermania”, tha ai

Mirabito po ashtu ka treguar se kishte negociata me klube në Itali, të cilët ende janë të interesuar.

“Në fund të afatit kalimtar, ne u takuam me Milan. Kuqezinjtë e kanë konfirmuar interesin e tyre për Giroud, por po ashtu ata na kanë thënë se janë duke shikuar mundësitë për të transferuar disa sulmues më të rinj për sulmin e tyre. Kjo është gjëja e fundit që kemi dëgjuar nga ata, do të shohim në të ardhmen”.

Antonio Vitiello nga MilanNews.it po ashtu ka theksuar se Giroud është kandidat për Milan, i cili do të ishte një sulmues veteran që do të luante në rotacion me Zlatan Ibrahimovic.

(Kosova Sot Online)