Digjen me benzinë shtëpia dhe veturat e shefit të klubit të famshëm evropian

  • S.A /
  • 19 May 2021 - 12:15
Digjen me benzinë shtëpia dhe veturat e shefit të klubit të famshëm evropian

Shtëpia dhe disa vetura të shefit ekzekutiv të Celtic, Peter Lawwell, janë djegur me benzinë në orët e hershme të mëngjesit të mërkurën.

Mediat britanike raportojnë se të dyshuar me veturë në lëvizje kishin hedhur “bombë benzine” në veturat e Lawwell.

Vetura e tij e parkuar pranë shtëpisë kishte shpërthyer dhe flaka ishte shpërndarë nga vetura në shtëpinë e tij në Glasgov.

Zjarrfikësit shkuan në vendin e ngjarjes për ta shuar zjarrin dhe shefi i Celtic bashkë me familjen – që shpëtuan pa lëndime nga ky sulm – u larguan në një vend të sigurt nga policia. Policia i ka nisur hetimet ndaj këtij rasti.

Lawwell kishte konfirmuar në janar se do të pensionohej në fund të qershorit, pas 17 vjetëve në Celtic.

Për herë të parë që prej vitit 2011, këtë sezon Celtic dështoi ta fitojë titullin në ligë, pasi rivali i hidhur, Rangers, triumfuan duke e lënë Celticun 25 pikë mbrapa në tabelë. 

(Kosova Sot Online )