Bonucci rrezikon dënimin, i shtyu bashkëlojtarët t’i ndërrojnë menaxherët

  • S.A /
  • 19 May 2021 - 12:43
Bonucci rrezikon dënimin, i shtyu bashkëlojtarët t’i ndërrojnë menaxherët

Mbrojtësi i Juventusit Leonardo Bonucci përballet me sanksione, pasi dyshohet se i ka shtyrë disa prej bashkëlojtarëve të vet në klub dhe në Kombëtaren e Italisë t’i ndërrojnë menaxherët e vet.

Mediat italiane raportojnë se Zyra e Prokurorit të Federatës së Futbollit të Italisë po e heton Bonuccin, i cili akuzohet se iu ka bërë presion futbollistëve për t’i ndërruar menaxherët personalë.

Alessandro Lucci është përfaqësuesi i Bonuccit dhe themeluesi i Agjencisë Ëorld Soccer. Së fundmi, ai i shtoi lojtarët si  aetano Castrovilli, Dejan Kulusevski dhe Gianluca Scamacca në listën e klientëve të tij.

Nën menaxherimin e tij janë, natyrisht Bonucci dhe Edin Dzeko, Alessandro Florenzi, Daniele De Rossi.

Por mediat në italian raportojnë se shumica e tyre janë bashkuar për shkak të presionit, mesazheve të vazhdueshme, premtimeve për kontrata më fitimprurëse dhe madje sigurimin e vendeve në ekipin kombëtar nga Bonucci dhe klientë të tjerë të Luccit.

Të gjithë këtë, sipas Il Messaggero, Bonuci e bëri në zhveshtore e Juventusit dhe Italisë.

Rasti më i ndjeshëm është ai i Scamaccas, i cili ishte ngacmuar nga thirrje të pandërprera telefonike derisa kishte pranuar ta braktiste menaxherin Paolo Paoloni për të nënshkruar me Luccin. 

(Kosova Sot Online )