Ylli i Milanit drejt Katarit, merr ofertë të majme prej 32 milionë eurove për tri vjet

  • S.A /
  • 19 maj 2021 - 15:30
Ylli i Milanit drejt Katarit, merr ofertë të majme prej 32 milionë eurove për tri vjet

Hakan Calhanoglu po e mendon kalimin në Katar, te klubi Al-Duhail i cili i ka ofruar atij kontratë trivjeçare me pagë vjetore prej 8 milionë eurove.

Marrëveshja e mesfushorit turk me Milanin mbaron në fund të këtij sezoni dhe kjo do të thotë se ai ka të drejtë të nënshkruajë kontratë me cilindo klub në botë pas 30 qershorit.

Mediat italiane raportojnë se 27-vjeçari e ka marrë një ofertë serioze prej Al-Duhail, klubi nga Katari që e bleu Medhi Benatia nga Juventusi në janar të vitit 2019.

Nëse pranon t’i bashkohet klubit, atëherë Calhanoglu do t’i përfitojë edhe tetë milionë euro të tjera shtesë.

Kjo është oferta më e lartë që e ka marrë në karrierë deri tani Calhanolgu, prandaj edhe po e mendon kalimin në Katar. Juventusi i kishte bërë atij ofertë prej 5 milionë euro në vit javën e kaluar, ndërsa Milani nuk dëshiron t’i japë pagë më të lartë se 4 milionë euro në vit.

(Kosova Sot Online )