Edhe një shenjë tjetër e largimit të Ronaldos drejt Sportingut

  • S.A /
  • 19 May 2021 - 16:27
Edhe një shenjë tjetër e largimit të Ronaldos drejt Sportingut

Dolores Aveiro, e ëma e Cristiano Ronaldos, ka udhëtuar drejt Italisë për ta përkrahur të birin në finale të Kupës së Italisë dhe e ka bërë këtë duke e bartur flamurin e Sporting CP – klubit ku portugezi mund të kthehet për ta mbyllur karrierën. Aveiro nuk e ka fshehur kurrë dashurinë që ndien për Sporting, i cili u bë kampion i Portugalisë për herë të parë në 19 vitet e fundit.

Ajo udhëtoi drejt Italisë të mërkurën herët me flamurin e klubit, ku Juventusi i djalit të saj do të përballet me Atalantan në finale të Kupës së Italisë në orën 21:00.

Derisa kthimit i tij në klubin e fëmijërisë është vështirë i mundshëm këtë verë, nëna e Ronaldos është zotuar se do të bëjë përpjekje për ta bindur të kthehet në Lisbonë.

“Do të flas me të, ai do të jetë në Sporting vitin e ardhshëm, do ta bind”, kishte thënë Aveiro për TVI24 ditë më parë.Jorge Mendes, menaxheri i Ronaldos, e kishte mohuar më vonë se ai do të kthehej në Sporting këtë verë.

(Kosova Sot Online )