A do të jetë kjo ndeshja e fundit për Juventusin nga Buffon?

  • S.A /
  • 19 May 2021 - 16:36
A do të jetë kjo ndeshja e fundit për Juventusin nga Buffon?

Gianluigi Buffon mund të luajë ndeshjen e tij të fundit me fanellën e Juventusit sonte pasi që Wojciech Szczęsny pritet të startojë kundër Bolognas të dielën. Javën e kaluar, italiani paralajmërojë se do të largohet nga Juventusit në fund të sezonit. Zonja e Vjetër përballet me Atalantan në finalen e Kupës së Italisë këtë mbrëmje dhe 43 vjeçari pritet të startojë në gol.

Kjo mund të jetë ndeshja e tij e fundit në fanellën e Juventusit pasi që Szczęsny më shumë gjasë do të startojë në ndeshjen e fundit të sezonit të dielën. Zonja e Vjetër ende është në garë për një vend në Ligën e Kampionëve dhe ka nevojë për një fitore në stadiumin Dall’Ara në vikend, ku shpreson që Milan apo Napoli mos të fitojnë kundër Atalantas, respektivisht Veronas. Një javë më parë, Buffon ndoshta ka luajtur ndeshjen e tij të fundit në Mapei Stadium në Serie A. Ai mbrojti një penallti në pjesën e parë kundër Sassuolos e ku bardhezinjtë fituan 3-1. Fituesi i Botërorit 2006 me Italinë ka luajtur 684 ndeshje me Juventusin dhe është bërë lojtari me më se shumti paraqitje në Serie A. Ai ka fituar 23 trofe me Juventusin dhe mban rekordin e më se shumti titujve të Serie A dhe të Superkupës së Italisë. 

(Kosova Sot Online )