“Çdo skuadër do të ‘çmendej’ për ta pasur Griezmannin”

  • A.P /
  • 19 May 2021 - 17:03
“Çdo skuadër do të ‘çmendej’ për ta pasur Griezmannin”

Shefi i Atletico Madrid do të dëshironte kthimin e francezit në skuadër edhe pse nuk pret që Barca ta lejojë atë të largohet

Presidenti i Atletico Madrid, Enrique Cerezo ka pranuar që ai shpreson që ta kthen në skuadër Antoinne Griezmann nga Barcelona.

Griezmann ishte njeri prej top sulmuesve më të mirë në Europë në pesë vitet e fundit, para se të largohej nga Atletico për 120 milionë euro për në Camp Nou në verën e vitit 2019.

Francezi prej që është transferuar ka vuajtur dhe nuk e ka treguar nivelin e tij të lartë në Barca dhe Cerezo do të dëshironte ta shihte atë në Wanda Metropolitano në të ardhmen.

Çfarë tha Cerezo?

“Çdo skuadër do të ‘çmendej’ për ta pasur Griezmannin”, tha shefi i Atlticos për transmetuesin spanjoll Cadena Ser. “Ai është një lojtar i mahnitshëm dhe shpresoj që të kthehet, por s’mendoj që Barcelona dëshiron ta shet atë”.

“Ai kishte sezone fantastike këtu dhe u rrit në Atletico”.

Si është paraqitur Griezmann për Barçën gjatë sezonit 2020-21?

Sezoni i dytë i Griezmann në Barca është shumë më i mirë se i pari në kuptimin e finalizimit të tij në vijën e fundit të sulmit, por ai ende po vuan që të këtë vazhdimësi nën urdhrat e Ronald Koeman.

30 vjeçari ka shënuar 19 gola në 50 paraqitje në të gjitha garat deri me tani, përfshirë një në finale të Kupës së Mbretit kundër Athletic Club, derisa ka bërë edhe 12 asiste për shokët e skuadrës.

Rekordi i Griezmann me Atletico

Griezmann ishte shumë më i mirë në statistika me Atletico, duke vënë emrin e tij si lojtari kryesor në sulmin qendror të skuadrës së Diego Simeones.

Fituesi i Botërorit ka shënuar 133 gola në 257 ndeshje për Los Rojiblancos dhe e ka ndihmuar këtë skuadër për ta fituar tre trofe, përfshirë Europa Ligën më 2017-18.

Çfarë tha më shumë Cerezo?

Cerezo po ashtu ka folur edhe për spekulimet për të ardhmen e Joao Felix, i cili ka dështuar për ta dëshmuar çmimin e tij prej që ju bashkua Atleticos nga Benfica në të njëjtin vit kur u largua Griezmann.

Shefi i Atleticos ka insistuar se e ardhmja e Felix është ende në Ëanda Metropolitano dhe ka thënë se 21 vjeçari do të bëhet njëri prej lojtarëve më të mirë në botë.

“Nuk ka mundësi për të të largohet”, shtoi Cerezo. “Ai duhet të adaptohet. Ditët që mori pushim do të jenë tepër të rëndësishme për të në botën e futbollit”.

“Lojtarët nuk janë makina, ata kanë ditët e mira dhe të këqija. Ai ka ende shumë ditë që ta bëjë krenar këtë klub”.

(Kosova Sot Online)