Dënohet Conte, ia tregoi gishtin e mesëm drejtuesve të Juventusit

  • S.A /
  • 20 May 2021 - 10:04
Dënohet Conte, ia tregoi gishtin e mesëm drejtuesve të Juventusit

Antonio Conte dhe Interi janë gjobitur me 2.000 euro, pasi trajneri italian ua tregoi gishtin e mesëm drejtuesve të Juventusit gjatë një ndeshjeje në shkurt të këtij viti. Incidenti ndodhi kur Conte po shkonte drejt zhveshtores në Allianz Stadium në Torino. Ishte një ndeshje e Kupës së Italisë më 9 shkurt 2021. Conte iu përgjigj fyerjeve të drejtuesve të ish-klubit të vet duke ua treguar atyre gishtin e mesëm.

Federata e Futbollit e Italisë e kishte nisur një hetim ndaj këtij rasti dhe tani ka vendosur ta dënojë Interin bashkë me trajnerin. Conte u gjobit me 2.000 euro, njëlloj si klubi. Conte kishte kërkuar falje më vonë, duke thënë se ishte provokuar. 

(Kosova Sot Online )