
Lexoni edhe:
Fjalosje plot mllef mes Joshuas dhe Fury: Mashtrues, e zhgënjeve botën e boksit!
Elhami Shabani ka arritur deri në çerekfinale të Kampionatit Evropian të karatesë, që po mbahet në Poreç të Kroacisë. Karateisti kosovar përfundoi në vendin e shtatë të kategorisë deri në 75 kilogramë. Shabani kaloi tri raunde, përfshirë raundin e parë në të cilin kaloi pa luftë. Në raundin e dytë mundi Jakub Matejka të Republikës së Çekisë, ndërsa në raundin e tretë fitoi ndaj turkut, Erman Eltemur, i teti në renditjen olimpike.
Fjalosje plot mllef mes Joshuas dhe Fury: Mashtrues, e zhgënjeve botën e boksit!Lexoni edhe:
Elhamiu u ndalë në çerekfinale nga ukrainasi Stanislav Horuna, i pesti në renditjen olimpike “Tokyo2020”.
Garuesi ynë pati rastin të hyjë në garë për medaljen e bronztë, por në repesazh pësoi humbje nga holandezi, Timothy Petersen.
Dje garuan edhe karateistët tjerë kosovarë. Fortesa Orana (+68 kg) dhe Herolind Nishevci (+84 kg), arritën suksesin më të madh, duke qenë një fitore larg medaljes së bronztë, lufta këto që zhvillohen të dielën. Benjamin Shabani shënoi një fitore në kategorinë -84 kg.
Diellza Sejdijaj (-68 kg), u ndal në raundin e parë, ndërsa Adelina Rama (-61 kg), në të dytin.
(Kosova Sot Online )