PSG-ja e Chelsea synojnë ta transferojnë Pjanicin

  • S.A /
  • 20 May 2021 - 13:37
PSG-ja e Chelsea synojnë ta transferojnë Pjanicin

Mesfushori boshnjak pritet të largohet nga Barcelona gjatë verës pasi nuk është ambientuar si duhet në “Camp Nou”. Nuk përjashtohet as mundësia e rikthimit të tij në Juventus

Miralem Pjanic i ka bërë valixhet gati për t’u larguar nga Barcelona. Mesfushori kreativ nuk ka lënë gjurmë në “Camp Nou” pasi nuk arriti ta gjente veten. Prandaj, mungesa e ambientimit do t’i kushtojë atij me largim nga gjiganti katalunas.

Sidoqoftë, interesimi i klubeve të njohura evropiane për përfaqësuesin boshnjak nuk mungon. Mediumi francez “Le10Sport” raporton se veterani 31 vjeçar është bërë objektiv i Paris Saint-Germainit dhe Chelseat.

Pasi nuk arriti ta siguronte një vend titullari në Barcelonë, Pjanic mund të lëvizë gjatë verës në Francë ose në Angli. Gjithashtu, në opsion është edhe rikthimi i tij në Juventus, ku luajti me sukses për disa sezone pasi ishte transferuar nga Roma. 

(Kosova Sot Online )