“Chelsea ka para për Kane por ai do të luajë për Man City”

  • A.P /
  • 20 May 2021 - 22:10
“Chelsea ka para për Kane por ai do të luajë për Man City”

Ish mbrojtësi i Bluve dhe Anglisë mendon që ylli i Spurs do të kalojë në Etihad Stadium për sezonin e ri

Wayne Bridge beson që Harry Kane do t’i bashkohet Manchester Cityt në vend të Chelsea nëse largohet në verë nga Tottenhami.

Kane besohet se do të largohet nga Spurs pas 11 viteve karrierë në këtë skuadër, pas ndeshjes së fundit më 2020-21, derisa për të janë duke u interesuar top klubet në Europë.

Ambicia e 27 vjeçarit për trofe duket se është motivi kryesor që ai të largohet dhe Bridge mendon që City ka mundësinë që ta merr atë sepse vetëm ata janë rrugës për të siguruar trofe.

“Do të dëshiroja që ta shihja atë në Chelsea dhe Roman Abramovich mund ta blejë atë, por kam një ndjenjë që ai do të përfundojë duke shkuar në Manchester City”, ka thënë ish mbrojtësi i krahut të Chelseat dhe Anglisë për bettingexpert.com, transmeton GazetaExpress.  

“Pep Guardiola do të këtë ndikim kryesor në vendimin e tij që ai t’i bashkohet Cityt. City dëshiron dhe ka nevojë për një sulmues kështu që unë besoj që ai do të përfundojë aty”.

“Kane dhe Aguero pak dallojnë por një gjë ata e kanë të përbashkët, të dy dëshirojnë të shënojnë shumë gola. Kam pasur kënaqësinë të luajë me Agueron, ai është një golashënues dhe lojtar i madh dhe Kane e ka treguar këtë po ashtu, kështu që mbi këtë bazë, mendoj se ai do të ishte një zëvendësues i duhur për të”.

“Lojtarët që ka Kane rreth tij në City – De Bruyne, Mahrez, Foden, Sterling – është si një dhuratë Krishtlindjesh e hershme për të”.

“Manchester City e ka fituar tashmë Premier Ligën, kështu që lojtarët e tyre do ta mirëpresin Kane. Lojtarët që ata kanë dhe mënyra se si ata luajnë, Kane do të ishte i duhuri për ta”, tha Bridge. 


Sport, lajme, gazeta, Kosova Sot, bota, ngjarje, aktualitet