Sot luhet ndeshja e barazhit, përballen Dukagjini dhe Flamurtari

  • S.A /
  • 21 May 2021 - 09:53
Sot luhet ndeshja e barazhit, përballen Dukagjini dhe Flamurtari

Sot do të luhet ndeshja e barazhit në Ligën e Parë mes Dukagjinit dhe Flamurtarit.

Të dy këto ekipe u renditën në pozitat e dyta në grupet e tyre, prapa Malishevës, respektivisht Ulpianës.

Dukagjini grumbulloi gjithsej 58 pikë, dy më pak se Malisheva në grupin A

Në anën tjetër, Flamurtari tuboi 52 pikë, vetëm një më pak se Ulpiana.

Në të dyja grupet, kampioni u shpall vetëm në xhiron e fundit të sezonit

Ndeshja mes Dukagjinit dhe Flamurtarit zhvillohet nga ora 15:00 në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.

Fituesi i këtij takimi do të përballet pastaj me ekipin e renditur në pozitën e tetë në Superligë.

(Kosova Sot Online )