Kane për Mourinhon: Kemi të njëjtin mentalitet

  • A.P /
  • 21 May 2021 - 19:08
Kane për Mourinhon: Kemi të njëjtin mentalitet

Ylli i Tottenhamit, Harry Kane ka thënë se ka pasur “marrëdhënie të mira” me Jose Mourinhon, i cili do ta drejtojë Romën sezonin e ri. “Ne kemi pasur të njëjtin mentalitet”

Sulmuesi i Anglisë do ta diskutojë të ardhmen e tij me pronarin  Daniel Levy dhe mund të largohet nga Tottenham këtë verë.

Duke folur për emisionin e Gary Neville “Overlap” në YouTube, sulmuesi ka folur për raportet e tij me Mourinhon, i cili ka nënshkruar tri vjet kontratë me Romën dhe këtë verë do ta marrë drejtimin e kësaj skuadre, kurse aty është pyetur edhe për dallimet që ka në taktika portugezi me trajnerin e tanishëm të Paris Saint-Germain, Mauricio Pochetino,

“Janë krejtësisht të ndryshëm, nëse do të jem i saktë”, tha Kane. “Jo vetëm në stilin e lojës, por edhe si i organizojnë gjërat, stërvitjet taktike, etj”.

“Mauricio punonte shumë në palestër, kishte shumë stërvitje në palestër derisa Jose nuk ishte i tillë”.

“Por, Jose dëshironte nga ne që të luajmë si burra dhe të veprojmë si burra në fushë, të jemi lider në fushë”.

“Të foli drejt, ndoshta kjo është arsyeja pse gjërat nuk funksionuan me Jose, ne nuk kishim mjaftueshëm lidership dhe për këtë neve na duhej kohë”.

“Klubi kalonte në disa faza të vështira, pas shkarkimit të Mauricios dhe kurrë nuk është lehtë kur vije një menaxher i ri”.

“Mendoj se kam pasur marrëdhënie shumë të mira me Josen, që nga minuta e parë. E kemi kuptuar njëri-tjetrin, kemi pasur mentalitetin e njëjtë dhe si i kemi parë gjërat në fushë, jashtë fushë dhe në stërvitje. Kështu që ne, ndërtuam një marrëdhënie të mirë”.

“Përsëri, është për turp që ne nuk fituam trofe, por unë jam mjaftueshëm me fat që kam punuar me Mauricion dhe Josen”.

“Të dy janë menaxher të jashtëzakonshëm dhe me kanë ndihmuar shumë në karrierën time, kjo është e sigurt”. 


(Kosova Sot Online)